Ekip
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
HANOI (AA) – Presidenti i Francës, François Hollande ka bërë thirrje për rritjen e bashkëpunimit në sferën e mbrojtjes midis vendit të tij dhe Vietnamit gjatë një vizite shtetërore të martën në Hanoi, raporton Anadolu Agency (AA).
Pa hyrë në marrëveshjet specifike, Hollande bëri thirrje që Franca të ndihmojë në forcimin e aftësive ushtarake të Vietnamit për qëllime të operacioneve paqeruajtëse ndërkombëtare gjatë një fjalimi në Universitetin Kombëtar në Vietnam.