Fatjon Prronı
06 Shtator 2016•Përditësim: 06 Shtator 2016
TAIZ (AA) – Së paku 11 persona kanë humbur jetën në disa sulme të ndara të kryera gjatë ditës së djeshme në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Një pjesëtar i forcave të sigurisë është vrarë gjatë sulmit të kryengritësve Husi në qytetin Tiaz. Në të njëjtën kohë, nëntë kryengritës humbën jetën në përleshjet në krahinën Ed-Dabab, bëjnë të ditur të dhënat e Frontit të Rezistencës Kombëtare.