Onur Usta
04 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
PARIS (AA) - Greva për reformën në ligjin e punës në Francë ka ndikuar negativisht edhe në mbledhjen e mbeturinave, raporton Anadolu Agency (AA).
Që nga dita e martë punonjësit e qendrës së mbledhjes dhe riciklimit të plehrave në Paris, Ivry-Paris 13, protestojnë duke ngadalësuar punën.
Në këtë qendër çdo ditë dërgohen 200 kamionë të cilët transportojnë rreth 2 mijë ton plehra. Ndërkohë për shkak të ngadalësimit të punës në këtë qendër herë herë krijohen masive të mëdha mbeturinash.
Dominique Derroult, një nga punonjësit në grevë tha për gazetarin e AA se kanë nisur grevën për të mbështetur punëtorët e tjerë të cilët protestojnë kundër reformës. ''Duam të vazhdojmë grevën deri sa qeveria të hedhë hap pas për reformën. Mesa shikojmë ndryshimet në sektorin privat do të ndikojnë edhe në sektorin shtetëror. Madje edhe për punonjësit shtetëror nuk ka për të mbetur ndonjë status i veçantë'' është shprehur ai.