Ömer Aydın
02 Qershor 2016•Përditësim: 02 Qershor 2016
PARIS (AA) - Vitin e kaluar Franca ka patur të ardhura në vlerë prej 16.9 miliardë euro në eksportin e industrisë së armëve, duke e mbyllur vitin 2015 me një rekord, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Ministrisë franceze të Mbrojtjes theksohet se pas shitjeve të avionëve luftarakë Rafale vendeve si Egjipti dhe Katari në industrinë e eksportit të armëve ka shënuar një rekord të shitjeve.
Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian ka njoftuar se kjo është një situatë që "përkon me pavarësinë kombëtare të Francës" dhe se "industria e mbrojtjes franceze e ka bërë sektorin më dinamik të ekonomisë".
Ndër të tjera Le Drian ka vënë në dukje se industria e mbrojtjes përballon 4 përqind të punësimit të industrisë në Francë dhe ky sektor ofron mundësinë për punësimin e 165 mijë personave.