Hajer M'tırı
03 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
PARIS (AA) - Anulimi i marrëveshjes Shengen në një afat më të gjatë kohorë do t'i kushtojë ekonomisë franceze humbje prej 10 miliardë eurove në vit, thonë nga një organizata “Think Tank” që ka lidhje me qeverinë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nëse vendoset një pezullim i përhershëm i sistemit të Shengenit, kostoja ekonomike do të jetë shumë e lartë" thuhet në raportin e France Strategie.
“Tregtia mes vendeve të Eurozonës mund të jetë më e ulët me 10 përqind, ndërsa kjo për Prodhimin e Brendshëm Bruto të Francës mund të rezultojë me humbje në vlerë prej 10 miliardë euro në vit” thuhet në raport.