Onur Usta
20 Janar 2017•Përditësim: 20 Janar 2017
PARIS (AA) – Franca vitin e kaluar me shitje prej 20 miliardë eurove ka arritur eksportin më të lartë të historisë së saj në industrinë e armëve, raporton Anadolu Agency (AA)
Ministri francez i Mbrojtjes Jean-Yves Le Drian në konferencën vjetore për media njoftoi për shifrat e eksportit të industrisë së armëve.
Le Drian njoftoi se Franca ka thyer një rekord të ri në shitjen prej 20 miliardë eurove në industrinë e armëve.
Ministri Le Drian potencoi se rritja në shitje është indikator i cilësisë së produkteve të industrisë së mbrojtjes së Francës.
“Ekipi ynë ka punësuar dhjetëra mijëra njerëz në industrinë e mbrojtjes. Në të njëjtën kohë kjo gjendje e ka garantuar pavarësinë dhe autonominë strategjike të vendit", tha ai.
Me marrëveshjen e nënshkruar në shtator të vitit të kaluar, Franca i ka shitur Indisë 36 avionë të llojit Rafale me vlerë prej 8 miliardë euro.
Nga ana tjetër tenderin e hapur nga Australia për 12 nëndetëse me vlerë prej 50 miliardë eurosh në prill të vitit të kaluar, e ka fituar kompania franceze DCNS.
Eksporti i armëve të Francës në vitin 2015 ka arritur shifrën prej 17 miliardë euro.