Yusuf Özcan
13 Maj 2020•Përditësim: 14 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 27.074, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 507 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 214.169, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.
Ministria tha se 21.071 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.428 në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 35-tën ditë radhazi.
Në 24 orët e kaluara, 888 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 58.673.
Ministria njoftoi se në 24 orët e fundit, jetën kanë humbur 83 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar, me çka numri i viktimave ka shkuar në 27.074, ndërsa prej tyre, 9.973 janë persona që kanë ndërruar jetë në shtëpitë e kujdesit.