Ekip
04 Qershor 2016•Përditësim: 05 Qershor 2016
BAGDAD (AA) - Të paktën 15 persona humbën jetën ndërsa mbi 40 të tjerë janë plagosur në sulmet e kryera në një restorant, dy tregje dhe një pike kontrolluese ushtarake në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët irakianë thonë se sulmet janë kryer edhe në rrethinën e kryeqytetit irakian. Të paktën tetë persona u vranë kur një sulmues vetëvrasës me bombë aktivizoi eksplozivin në afërsi të pikës së kontrollit në Tarmij afër Bagdadit. Ndërkohë që janë plagosur 15 persona. Në mesin e të vrarëve janë edhe tre ushtarë.
Në dy sulmet tjera që ndodhën në dy lokacione të ndryshme, në një treg në Bagdad mbetën të vrarë pesë persona. Edhe dy persona e humbën jetën pas sulmit të kryer në një restorant në Bagdad.
Sulmet janë intensifikuar pasi forcat irakiane nisën operacionin për çlirimin e Falluxhës nga organizata terroriste e DAESH-it.