Ekip
23 Prill 2016•Përditësim: 23 Prill 2016
SEUL (AA) - Koreja e Jugut thotë se Koreja e Veriut ka lëshuar, siç pretendon, raketë balistike nga një nëndetëse afër brigjeve të saj në verilindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes në Seul nuk mund menjëherë të përcaktojë ku fluturoi raketa pas nisjes.
Koreja e Veriut ka lëshuar një numër të raketave dhe predhave artilerike në det në shenjë proteste kundër stërvitjeve ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Koresë së Jugut dhe ashpërsimit të sanksioneve ndërkombëtare kundër Phenianit për shkak të testit të fundit bërthamor dhe nisjes së raketave me rreze të gjatë veprimi.