Esra Taşkın
30 Maj 2023•Përditësim: 31 Maj 2023
Punonjësit e parkut argëtues Disneyland në Paris hynë në grevë me kërkesën për rritje të pagës, raporton Anadolu.
Punonjësit e Disneyland në Paris hynë në grevë me kërkesën për rritje të pagës dhe përmirësimin e kushteve të punës. Brenda parkut u mbajt protestë për të njoftuar kërkesat e qindra punonjësve.
Me flamujt të sindikatave të ndryshme në duar, punonjësit marshuan brenda parkut duke i rënë bilbilave. Protestuesit përshëndetën edhe vizitorët të cilët kishin ardhur në park për t'u argëtuar.
Disneyland i cili është vendosur në shërbim në vitin 1992 dhe është një nga vendet më të frekuentuara nga turistët që vijnë në Paris, pret miliona vizitorë çdo vit.