Ayhan Şimşek
30 Maj 2023•Përditësim: 30 Maj 2023
Në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, transmeton Anadolu.
“Kancelari dënoi sulmet e reja ajrore ruse ndaj objektivave civile të Ukrainës dhe ripohoi solidaritetin e palëkundur me Ukrainën përballë agresionit rus”, tha Steffen Hebestreit, zëdhënës i qeverisë gjermane.
Gjatë bisedës telefonike, tha Hebestreit, presidenti ukrainas informoi kancelarin gjerman për situatën e fundit, duke dhënë detaje rreth ndikimit të sulmeve ajrore ruse në qytete dhe në infrastrukturën kritike.
“Kancelari tha se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, përfshirë në fushën ushtarake, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtar”, shtoi Hebestreit.