Yusuf Özcan
01 Korrik 2020•Përditësim: 02 Korrik 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.861, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 918 të infektuar, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 202.070, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.
Aktualisht, 8.336 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 582 gjenden në kujdes intensiv.
Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 76.549, me 275 të shëruar në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 18 vdekje.