Yusuf Özcan
03 Qershor 2021•Përditësim: 03 Qershor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Francë janë regjistruar 8.743 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit në spitale humbën jetën 96 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave nga COVID-19 shkoi në 109.787.
Me regjistrimin e 8.743 rasteve të reja në vend numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 5.685.915.
Numri i pacientëve nën kujdes arriti në 2.754 kurse vazhdon trajtimi i 15.638 personave të tjerë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë nga 27 dhjetori e këtej 26.583.112 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 ndërsa 11.452.053 nga këta e kanë marrë edhe dozën e dytë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se nga 15 qershori do të vaksinohen edhe personat e moshës 12-18 vjeç.
Ai tha se gjysma e të rriturve morën dozën e parë të vaksinës. Macron thekson se pandemia filloi të përhapet përsëri në disa pjesë të vendit dhe se duhet patur kujdes.
Macron bëri të ditur se mund të heqin kërkesën për maskë në ambiente të hapura dhe që nuk janë në rrezik në aspektin e pandemisë.