Safwene Grira
23 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
KIDAL (AA) - Grupi i armatosur aktiv në Mali "Fronti Çlirimtar Macina", mori përsipër ngjarjen e pengmarrjes në Radisson Hotel në kryeqytetin e vendit, Bamako, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën të bërë me shkrim "Fronti Çlirimtar Macina" njofton se ngjarjen e pengmarrjes në Hotelin Radisson e kanë organizuar bashkë me grupin Ensaruddin të lidhur me Al Kaedën e Magribit, dhe se sulmin e kanë organizuar për qëllim që të hakmerren ndaj sulmeve të forcave franceze dhe të Malit.
"Fronti Çlirimtar Macina" që është duke u udhëhequr nga Amadu Kufa, vepron në pjesën qendrore të vendit.