Gülbahar Sayım,Sinan Yiter
20 Nëntor 2015•Përditësim: 20 Nëntor 2015
BAMAKO/ANKARA (AA) – Theksohet se nga 170 persona të cilët u morën peng në hotelin “Radisson” në Bamako, kryeqytetin e Malit janë liruar 80 prej tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët theksuan se operacionet e forcave të sigurisë së Mali me mbështetjen e ushtarëve të Misionit për Stabilizim të OKB-së (MINUSMA) janë në vazhdim dhe se grupet të armatosura janë duke i mbajtur më shumë se 100 persona peng në katin 7-të të hotelit.
Ndërkohë 7 persona nga stafi i Linjave Ajrore Turke (THY) të cilët ndodheshin në atë hotel ishin marrë peng, ku 5 prej tyre janë liruar. Mes të liruarve 2 janë pilotë, 2 janë të ekuipazhit të kabinës dhe 1 shef i stacionit.
Sipas informacioneve të marra nga Koordinatori i Diplomacisë Publike të Kryeministrisë së Turqisë (KDK), 2 të tjerë personal të ekuipazhit të kabinës ende janë mes pengjeve.
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Malit, 80 pengje nga 170 gjithsej janë liruar. Sipas zyrtarëve, u theksua se forcat e sigurisë i kanë shpëtuar dhjetëra pengje të cilët gjendeshin në hyrje dhe katin e dytë të hotelit.
Gjithashtu theksohet se në sulme kanë vdekur 5 persona, ndërsa ka shumë të plagosur mes të cilëve edhe një polic.
Njëri prej zëdhënësve të forcave të sigurisë, Modibo Naman Traore, në deklaratën e tij për radion shtetërore, theksoi se numri i sulmuesve është më së paku 10.
Në anën tjetër kryeministri, Modiba Keita njoftoi se ka formuar tryezë krizës, për menaxhimin e situatës.
Një grup i armatosur në Mali në orët e mëngjesit kishin bastisur hotelin “Radisson” që gjendet në kryeqytetin Bamako dhe kishte marrë peng 170 qytetarë të huaj.
Dëshmitarët okularë të cilët folën për AA kishin pretenduar se disa persona kanë ardhur në hotel me automjete me targa diplomatike të cilat gjithashtu pretendohen se janë të vjedhura.
Sipas burimeve diplomatike theksohet se në hoteli luksoz ku ndodhi pengmarrja është me 190 dhoma ku akomodohen zyrtarët e Misionit për Stabilizim të OKB-së (MINUSMA) të cilët qëndrojnë në vend, por edhe punonjësit e disa kompanive ajrore siç janë Air France të cilët bëjnë transferim në kryeqytet. Gjithashtu ishte njoftuar se mes pengjeve ka pasur 7 anëtarë të personelit të Linjës Ajrore Turke dhe se 5 janë liruar.
Ndërkohë Presidenti i Malit, Ibrahim Bubakar Keita, i cili gjendej në Çad në kuadër të samitit të G5 Sahel, pas krizës së pengmarrjes në kryeqytetin e vendit, Bamako, ka ndërprerë vizitën e tij në Çad.