Ayşe Sümeyra Aydoğdu
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
GAZË (AA) - Si pasojë e pompimit të ujit nga ana e ushtrisë së Egjiptit është shembur një tunel në Rripin e Gazës, ndërsa ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur deri tek 21 palestinezët të cilët janë bllokuar në tunel, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Njësisë së Mbrojtjes Civile në Gazë Muhammed el-Meydene tha se si pasojë e pompimit të ujit nga ushtria egjiptiane u shemb një tunel. Sipas tij, ekipet e shpëtimit ende nuk kanë arritur tek 21 punonjësit palestinezë në tunel.
Meydene theksoi se në momentin e shembjes së tunelit kanë qenë 28 punonjës, ku 7 prej tyre janë shpëtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.