Davit Kachkachishvili
18 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Policia e Gjeorgjisë ka intervenuar me ujë me presion ndaj protestuesve të mbledhur para ndërtesës së parlamentit me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit të cilët kërkojnë përfaqësim proporcional dhe zgjedhje të parakohshme dy ditë me radhë mblidhen para parlamentit. Për këtë arsye deputetët nuk arritën të hyjnë sot në ndërtesë.
Policia paralajmëroi protestuesit që të largohen para parlamentit. Pas paralajmërimeve ndodhi një grindje me forcave të sigurisë dhe protestuesve. Policia përdori ujë me presion për t'i shpërndarë protestuesit. Ato ende vazhdojnë protestën e tyre afër ndërtesës.
Protestuesit duan mbajtjen e premtimeve
Protestat në vend filluan në muajin qershor, pasi anëtari i Partisë Komuniste të Rusisë dhe deputeti i Dumës Shtetërore Ruse, Sergei Gavrilov, u ul në vendin e kryetarit të parlamentit dhe mbajti një fjalim gjatë një sesioni të Asamblesë së 26-të Përgjithshme Ndërparlamentare Ortodokse, e cila u organizua në kryeqytetin Tbilisi.
Protestuesit që morën pjesë në protestat me javë të gjatë, kërkuan ndryshimin e sistemit zgjedhor, gjë e cila u pranua nga qeveria e Gjeorgjisë.
Kryetari i partisë Ëndrra Demokratike Gjeorgjiane, Bidzina Ivanishvil, në një konferencë për media kishte theksuar se zgjedhjet parlamentare të vitit 2020 kanë vendosur t'i zhvillojnë sipas sistemit përfaqësimit proporcional në vend të sistemit të shumicës.