Ayhan Şimşek
24 Janar 2022•Përditësim: 25 Janar 2022
Disa persona janë plagosur nga të shtënat në një kampus universitar në Heidelberg, në Gjermaninë jugperëndimore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia gjermane bëri të ditur se sulmuesi i vetëm ka vdekur dhe nuk ka asnjë kërcënim të mëtejshëm për publikun.
Incidenti ndodhi në Neuenheimer Feld, një nga tre kampuset në Universitetin e Heidelberg, i cili përfshin një shkollë mjekësore dhe fakultet të shkencave natyrore.