Tevfik Durul
06 Janar 2017•Përditësim: 07 Janar 2017
PEKIN (AA) - Të paktën 12 persona janë vrarë në aksidentin e minierës në pjesën qendrore të Kinës, raporton Anadolu Agency (AA).
Shpërthimi i metanit në minierën kineze ka ndodhur dje, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 12. Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, ekipet e shpëtimit në terren arritën menjëherë pas aksidentit deri te trupat e pesë minatorëve.
Në operacionet e kërkim-shpëtimit në 24 orët e fundit nën rrënoja janë nxjerrë edhe 7 trupa tjerë.
Hetimet rreth këtij incidenti janë në vijim.