Erbil Başay
31 Gusht 2016•Përditësim: 31 Gusht 2016
BERLIN (AA) – Një pjesë e aeroportit të Frankfurtit është evakuuar për shkak të një personi të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave gjermane, policia ka kërkuar evakuimin e terminalit 1 të aeroportit në Frankfurt.
Ndërkaq, në deklaratën në Twitter nga Policia Federale në aeroport, një person ka kaluar në pikën e sigurisë pa iu nënshtruar kontrollit.
Në deklaratë po ashtu bëhet e ditur se pjesa në fjalë e aeroportit është evakuuar në cilësi të masave parandaluese dhe se nuk ka pasur rrezik nga ndonjë bombë.
Bëhet e ditur se të gjithë pasagjerët sërish do t’i nënshtrohen kontrollit.