Ayhan Şimşek
02 Tetor 2018•Përditësim: 02 Tetor 2018
BERLIN (AA) - Qeveria gjermane e koalicionit konservator të majtë ka ra dakord rreth elementeve themelore të legjislacionit të ri, që pritet të tërheqë emigrantë të kualifikuar në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, në Berlin deklaroi se partnerët e koalicionit kanë arritur marrëveshje për pikat kyçe të legjislacionit të ri, për detajet e të cilit në javët e ardhshme do të flasin ministrat përkatës.