Cüneyt Karadağ
22 Prill 2021•Përditësim: 22 Prill 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 29.518 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 29.518 raste me COVID-19, duke e rritur në 3.217.710 numrin e përgjithshëm të rasteve.
Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 259 persona, duke e rritur totalin e vdekjeve nga virusi në 80.893.
Numri i rasteve të reja të vërejtura në 100 mijë njerëz në javë, sot u përcaktua si 161,1.
Për shkak të COVID-19 në Gjermani ndodhen nën trajtim 4.987 të sëmurë, prej të cilëve 2.772 janë të intubuar.
Në vend 17.300.000 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 5.650.000 mijë të tjerë dozën e dytë.