Ekip
13 Shtator 2016•Përditësim: 13 Shtator 2016
GJENEVË (AA) – Nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), thonë se ata duhet të sigurohen që personeli i tyre dhe "partnerët" nuk do të jenë "në rrezik të madh" para se të nisin autokolonat me ndihma në Siri, në përputhje me armëpushimin e ri, raporton Anadolu Agency ( AA).
Zëdhënësi i OCHA-s, Jens Laerke tha se ekipet për shpërndarjen e ndihmës humanitare janë të gatshme të nisen në rajonet, siç është qyteti problematik siran Halepi. Megjithatë, ai shtoi se agjencia ka nevojë për "ri-vendosje të paqes para se të hyjnë atje".
Laerke të martën ka theksuar se nuk e di se kush do të japë vlerësimin përfundimtar të gjendjes nëse kushtet e sigurisë janë të kënaqëshme për të vazhduar shpërndarjen e ndihmave.