Erbil Başay
28 Prill 2021•Përditësim: 28 Prill 2021
Në Gjermani numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) tejkaloi shifrën 82 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Institutit Robert Koch (RKI), në 24 orët e fundit 22.231 persona rezultuan pozitiv me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 332.532.
Me vdekjen e 312 personave në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 82.280.
Në Gjermani gjatë fushatës së vaksinimit 19.854.550 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, kurse 6.038.063 të tjerë edhe dozën e dytë. Sipas kësaj në vend që nga 21 prilli janë administruar 25.892.613 doza të vaksinës kundër COVID-19.