Cüneyt Karadağ
15 Tetor 2020•Përditësim: 15 Tetor 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 6 mijë raste me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI) i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 6.638 raste me COVID-19.
Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Gjermani që nga shfaqja e virusit e deri më tani.
Shifra më e lartë në vend ishte regjistruar më 28 mars me 6.294 raste.
Më tej thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 33 persona dhe se numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 341.223 ndërsa numri i vdekjeve nga virusi në 9.710.
Numri i të shëruarve ka arritur në 284.600 ndërkohë deri tani kanë humbur jetën 237 qytetarë turq nga COVID-19.