Ekip
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
BERLIN (AA) – Kancelarja gjermane Angela Merkel sot kumtoi se Qeveria ka aprovuar masa të reja të cilat do të ndihmojnë vendin rreth integrimit të rreth 1.1 milionë migrantëve, ardhja e të cilëve u regjistrua gjatë vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Merkel theksoi se masat e reja do të balancojnë “mundësitë dhe detyrimet” e migrantëve. “Mendoj se kjo është një kthesë”, tha shkurt Merkel.
Masat të cilat i shqyrtoi Qeveria përfshijnë zgjerimin e kurseve për migrantë dhe uljen e kohës së pritjeve për kurset integruese, me theks të veçantë ndaj mësimit të gjuhës gjermane.
Ka mbetur që masat t’i aprovojë edhe Parlamenti gjerman.