Aldıjana Hadzıc
03 Shkurt 2019•Përditësim: 04 Shkurt 2019
HONG KONG (AA) – Një granatë dore që daton nga periudha e Luftës së Parë Botërore, është zbuluar në një dërgesë patatesh nga Franca në Hong Kong, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç bën të ditur BBC, granata e gjerë tetë centimetra, fatmirësisht nuk u aktivizua.
Granata u zbulua në një fabrikë në qarkun Sai Kung, të shtunën në mëngjes, pas çka në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kompetentët të cilët kanë bërë çaktivizimin e saj.
Besohet se granata është gërmuar rastësisht bashkë me patatet e mbjellura në një fushë në Francë.
"Ka të ngjarë që granata është harruar nga ushtarët ose të ketë mbetur atje pasi u hodh nga ushtarët", tha për "South China Morning Post", Dave Macri, historian ushtarak.
Vitin e kaluar, mijëra njerëz u evakuan nga një zonë në Hong Kong, ku u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore.