Ajdin Aliji
17 Qershor 2025•Përditësim: 17 Qershor 2025
Gratë në Zanzibar mbledhin alga deti të përdorura në ushqim, kozmetikë dhe industri të tjera, duke i shndërruar në vlerë ekonomike në brigjet e ishullit gjysmë-autonom të Zanzibarit të Tanzanisë, raporton Anadolu.
Shumë banorë të ishullit, veçanërisht gra me veshje tradicionale, mblidhen përgjatë plazhit për të mbledhur alga deti të shfaqura nga ujërat që tërhiqen, pasi ato luajnë një rol jetësor në ekonominë e ishullit përveç peshkimit.
I vendosur në bregun përballë Tanzanisë në Afrikën Lindore, Zanzibari përbëhet nga gjithsej 54 ishuj. Dy ishujt më të mëdhenj të arkipelagut, ku mbizotëron klima tropikale, janë Ishulli Unguja, ku ndodhet Qyteti i Gurit, dhe Ishulli Penba, ku kryhet tregtia e erëzave të karafilit.