Ekip
06 Mars 2018•Përditësim: 06 Mars 2018
ATHINË (AA) – Të paktën gjashtë të dyshuar të lidhur me një grup ekstremist u arrestuan nga policia greke për anti-terrorizëm gjatë një operacioni në shkallë të gjerë gjatë ditës së sotme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve shtetërore greke, grupi me emrin “Combat 18 Hellas” ka kryer më shumë se 15 sulme deri më sot.
Agjencia greke e lajmeve njoftoi se policia greke e anti-terrorit bastisi shtëpi në pjesë të ndryshme të Athinës dhe në një lokacion tjetër të Athinës.
Gjatë bastisjeve, policia poashtu konfiskoi sasi të mëdha të koktejeve të molotovit, lëndëve plasëse dhe eksplozivëve.
“’Combat 18 Hellas’ ka sulmuar disa të majtë, anarkistë dhe emigrantë. Grupi ka vandalizuar të paktën një varrezë hebreje dhe u bë i njohur gjerësisht kur ata u përpoqën të shkatërronin një monument në kujtesën e Pavlos Fyssas, një muzikant anti-fashist i ri, i cili u vra në vitin 2013 nga një anëtar i partisë së ekstremit të djathtë ‘Golden Daën’”, njoftoi agjencia greke.
Numri 18 në emër të grupit lidhet me pozitën e shkronjave “A” dhe “H” në alfabetin anglez, një lidhje direkte me inicialet e Adolf Hitlerit.
“Combat 18 Hellas” thuhet se është i lidhur me grupin neonazist britanik “Combat 18”. Christos Karagiannides, një ligjvënës grek i partisë në pushtet SYRIZA, kishte thënë në parlament në vitin 2015 se grupi funksiononte si dega e armatosur e "Agimit të Artë".
Goditja në grup erdhi mes gjyqit të madh të "Agimit të Artë", i cili akuzohet se është një organizatë kriminale që synon emigrantët, refugjatët dhe kundërshtarët politikë.