Vesna Besiç
08 Mars 2018•Përditësim: 09 Mars 2018
ATHINË (AA) – Një numër i madh i pensionistëve u mblodhën në qendër të Athinës për të shprehur pakënaqësinë për shkak të uljes së të ardhurave në kuadër të masave të kursimit që ndërmerren në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit në sheshin "Kotzia" me shkopinj dhe pankarta në dorë marshuan deri te Ministria e Punës dhe Sigurisë Sociale.
Në maj të vitit 2016 Qeveria e Greqisë aprovoi uljen e pensioneve në kuadër të reformave të sistemit pensional të cilën e kërkuan kreditorët ndërkombëtarë.
Pensionet në Greqi vitet e fundit në mënyrë drastike janë ulur, ndërsa reformat nënkuptojnë edhe heqjen graduale të shkuarjes së përkohshme në pension. Parashihet edhe rritja e moshës për shkuarje në pension në 67 vjeç.