Mehmet Hatipoğlu
19 Korrik 2016•Përditësim: 19 Korrik 2016
ALEKSANDROPOLI (AA) - Tetë ushtarë të cilët pasi morën pjesë në tentimin për grusht shteti në Turqi, puçistët e organizatës terroriste FETO/PDY dhe me helikopter ikën në Greqi ku dhe kërkuan azil, janë thirrur në bisedë në Komisionin për azil, raporton Anadolu Agency (AA).
Në orët e hershme të mëngjesit ushtarët nga burgu në Feres me automjet të blinduar janë dërguar në Komisionin për azil në Nea Chili, në afërsi të qytetit Aleksandroupoli.
Puçistët me pranga në duar u sollën në qendrën ku do të fotografohen dhe bisedohet ndaj kërkesës për azil. Në orët e pasdites do të kthehen në burgun ku edhe po mbahen.
Komisioni në afat prej tre javësh duhet të marrë vendim mbi azilin të cilin e kërkuan puçistët. Në afatin e njëjtë kohor do të vendoset nëse tetë ushtarët do të mbeten në paraburgim.
Gjykata në Aleksandroupoli ndaj kërkesës së avokatit të ushtarëve mori vendim që seanca e cila filloi dje të shtyhet deri të enjten më 21 korrik.
Tetë ushtarë të cilët me helikopterin ushtarak ikën në Greqi, zbritën në aeroportin në Aleksandroupoli, hoqën gradat dhe kërkuan azil politik nga autoritetet greke.
Turqia nga Greqia kërkoi që ti dorëzojë puçistët e arratisur ndërsa helikopteri të cilin ata e përdorën iu kthye ushtrisë turke.