Furkan Naci Top
06 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
ATHINË (AA) - Shoferët e taksive në Athinë të Greqisë kanë protestuar kundër aplikacionit ‘Uber‘ dhe aplikacioneve të tjera mobile, që i vjedhin klientët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra taksistë që u mblodhën përpara ndërtesës së Shoqatës së Drejtuesve të Taksive Attika (SATA), marshuan drejt ndërtesës së Ministrisë së Financave.
Gjatë protestave përpara Ministrisë taksistët kanë sulmuar drejtuesit e Uber dhe kolegët e tyre që nuk kanë marrë pjesë në protestë.
Si pasojë e sulmeve nga taksistët automjetet kanë pësuar dëme. Ndërkohë që nuk ka qenë e majftueshme as edhe ndërhyrja e policisë e cila kishte në prani të pakët.
Kryetari i SATA, Thanos Liberopoulos, ka shprehur se do të vazhdojnë grevat dhe protestat e tyre në sezonin turistik nëse Uber dhe aplikacinet e ngjashme me të nuk ndalohen.