Aydoğan Kalabalık
06 Mars 2018•Përditësim: 06 Mars 2018
KAJRO (AA) - Avioni i pasagjerëve të Egypt Air i linjës Muskat-Kajro u kthye në Oman pasi një pasagjer tentoi të hyjë në kabinën e pilotit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Egypt Air njofton se avioni me 78 pasagjerë u detyrua të kthehet pas një kohe të shkurtër pas nisjes së tij nga Muskat.
Në deklaratën e kompanisë ajrore thuhet se pasagjeri u është dorëzuar autoriteteve të Omanit. Avioni me një vonesë prej katër orësh ateroi në Kajro.
Mediat egjiptiane shkruajnë se një pasagjer me origjinë egjiptiane tentoi të hynte në kabinën e pilotit për të rrëmbyer avionin, por u pengua.
Në mars të vitit 2016, u rrëmbye avioni egjiptian i linjës Aleksandri-Kajro. Ai ateroi në aeroportin Larnaca të Qipros.