Derya Gülnaz Özcan
02 Dhjetor 2021•Përditësim: 02 Dhjetor 2021
Në Greqi për herë të parë është zbuluar në ishullin e Kretës lloji Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministri grek i Shëndetësisë, Thanos Plevris, tha se personi që u konstatua se kishte llojin Omicron të COVID-19 ka hyrë në vend më 26 nëntor dhe pas simptomave të para në testin e kryer më 29 nëntor u konstatua se pacienti ishte bartës i COVID-19.
Duke theksuar se pacienti vinte nga Afrika e Jugut, Plevris theksoi se ai dhe personat që kanë pasur kontakt me të janë në karantinë.
Vaksinat kundër COVID-19 do të fillojnë të aplikohen për fëmijët e moshës 5-11 vjeç
Plevris po ashtu njoftoi se Komiteti Shkencor ka shprehur mendimin se edhe fëmijët e moshës 5-11 vjeç duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe tha se vaksinat për fëmijët do të mbërrijnë në Greqi në fund të dhjetorit.