Sinan Doğan
28 Maj 2019•Përditësim: 29 Maj 2019
Grupi Lima i përbërë nga 14 vende në kontinentin e Amerikës, do të mblidhet në Guatemalë më 6 qershor për të diskutuar krizën humanitare që vazhdon në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin e vendit, mësohet se vendet anëtare të Grupit Lima do të mblidhen më 6 qershor në Guatemala me qëllim për të vlerësuar situatën në Venezuelë.
Grupi, takimin e planifikuar për t'u mbajtur me 20 maj e kishte shtyrë me vendim të ministrave të jashtëm dhe koordinatorëve kombëtarë të Grupit Lima.
Përfaqësuesit të 10 vendeve, Argjentinës, Brazilit, Kolumbisë, Kosta Rikës, Guatemalës, Honduras, Panamasë, Perusë, Kilit dhe Kanadasë, të cilët janë vende anëtare të Grupit Lima që u krijua me pretendimin për "gjetjen e zgjidhjes paqësore ndaj krizës në Venezuelë" në Amerikën Latine, u takuan në kryeqytetin Ottawa të Kanadasë dhe diskutuan për zhvillimet në Venezuelë.