Gamze Türkoğlu Oğuz
15 Maj 2016•Përditësim: 15 Maj 2016
CARACAS (AA) - Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka deklaruar se do të konfiskojë fabrikat të cilat kanë ndaluar prodhimin si dhe do të burgosin pronarët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim për përkrahësit e tij në kryeqytetin e vendit, Caracas, Presidenti Maduro ka theksuar se Venezuela duhet të përmirësojë të gjitha mjetet e prodhimit. Në fjalimin e tij ai ka paralajmëruar se do të konfiskojnë fabrikat të cilat kanë ndalur punën si dhe do të arrestojnë pronarët e tyre.
Presidenti Maduro ka theksuar se shkaku i krizës së thellë që ka goditur vendin janë fuqitë e errëta të huaja. "Dhe për të luftuar me ta ushtria do të organizojë edhe një stërvitje ku do të demonstrohen fuqitë për të nxjerrë në pah kërcënimet e huaja", u shpreh ai.