Selçuk Acar
14 Shtator 2017•Përditësim: 15 Shtator 2017
NEW YORK (AA) – Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit dhe kandidatja për presidente në zgjedhjet e fundit Hillary Clinton ka kritikuar presidentin amerikan Donald Trump, ndaj të cilës ai shpejt u kundëpërgjigj në masë të njëjtë, raporton Anadolu Agency (AA).
Clinton ka publikuar librin, "What Happened", në të cilin shpjegon se çfarë ka ndodhur gjatë fushatës së ashpër parazgjedhore kundër Trump, dhe me këtë rast ka qenë e ftuar në CNN dhe vazhdoi me fjalor të ashpër të kritikojë kundërshtarin e saj.
"Trump dhe administrata e tij paraqesin kërcënim të hapur dhe në rritje për demokracinë", tha Clinton. Ajo më tej shtoi se "Trump nuk është rritur dhe nuk është i kualifikuar për postin e presidentit të SHBA-ve".
Clinton gjithashtu tha se ish-drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) James Comey ka ndihmuar Trump për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, dhe pretendimet për përfshirjen ruse në këto zgjedhje e ka quajtur skandal më të madh sesa Watergate.
I menjëhershëm ishte reagimi i presidentit amerikan Donald Trump përmes Twitterit ku tha se "Clinton është mashtruese e cila ka humbur rrugën dhe se për humbjen zgjedhore fajëson të gjithë me radhë, por që kurrë nuk pranon fajin e vet".