Ekip
27 Korrik 2021•Përditësim: 28 Korrik 2021
Holanda ekstradoi një të dyshuar për gjenocidin në Ruandë, në Kigali, të hënën pas një kërkese, raporton Anadolu Agnecy (AA).
Venant Rutunga, 72-vjeç, përballet me tre akuza, duke përfshirë rolin e tij në gjenocid, bashkëpunim në vrasje dhe krime kundër njerëzimit, sipas Autoritetit Kombëtar të Prokurorisë Publike të Ruandës.
Në vitin 2018, Kigali kërkoi ekstradimin e Rutunga-s, i cili ishte ish-drejtor në institutin bujqësor në jug të Ruandës.
Ekstradimi i tij erdhi pasi ai shteroi betejat ligjore kundër tij në gjykatat holandeze.
Ruanda përgëzoi autoritetet gjyqësore holandeze për ekstradimin e të dyshuarve për gjenocid dhe kontributin në përpjekjen globale për të luftuar pandëshkueshmërinë, tha në një deklaratë Faustin Nkusi, zëdhënësi i Autoritetit Kombëtar të Prokurorisë Publike.
Gjenocidi ndaj grupit etnik Tutsi filloi më 7 prill 1994 dhe mori më shumë se një milion jetë brenda një harku prej 100 ditësh, kryesisht të etnive Tutsi dhe Hutu të moderuar.
Njësia Ndërkombëtare e Krimit në Policinë Kombëtare Holandeze arrestoi Rutunga-n në mars 2019.