Abdullah Aşıran
05 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
HAGË (AA) - Një gjykatë në Holandë do procedojë rastin e të dyshuarve për aksidentin ajror të avionit të pasagjerëve të Malaysia Airlines në fluturimin MH17 para tre vitesh në lindje të Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).
Qeveria holandeze njoftoi sot se gjykata në këtë vend do të ndjek penalisht të dyshuarit e aksidentit ajror në korniza të saj ligjore, dhe se ky është vendim i Këshillit Prokurorial të Përbashkët (JIT), në të cilën prokurorët janë nga Holanda, Austria, Belgjika, Ukraina dhe Malajzia.