Abdullah Aşıran
17 prill 2020•Përditësim: 17 prill 2020
Me 144 vdekje në 24 orë e fundit, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Holandë, është rritur në 3.459, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Shtetëror për Shëndetësi dhe Mjedis pranë Ministrisë së Shëndetësisë (RIVM), përditësoi shifrat në lidhje me COVID-19 në vend.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shtruar në spital 156 persona duke e rritur në 9.465 numrin e pacientëve të shtruar në spital.
Me 144 vdekje në 24 orë e fundit, numri i të vdekurve nga COVID-19 në Holandë është rritur në 3.459 ndërsa me 1.235 raste të reja numri i rasteve u rrit në 30.449.