Zehra Ulucak
17 prill 2020•Përditësim: 17 prill 2020
Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 2.2 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në të gjithë botën ka arritur në 2.200.322.
Vendi me numrin më të madh të rasteve është SHBA-ja me 678.210 raste, e cila ndiqet nga Spanja me 184.948, Italia me 168.941, Franca me 165.027, Gjermania me 138.237 dhe Britania e Madhe me 103.093 raste.
Ndërsa në Kinë janë regjistruar 82.692 raste.
Ndërkohë vendet e tjera që kanë tejkaluar shifrën mbi 10 mijë raste janë radhitur si më poshtë: Irani me 79.494, Turqia 74.193, Belgjika 36.138, Rusia 32.008, Brazili 30.891, Holanda 30.449, Kanadaja 30.106, Zvicra 27.078, Portugalia 19.022, Austria 14.540, India 13.835, Irlanda 13.271, Suedia 13.216, Izraeli 12.855, Peruja 12.491 dhe Koreja e Jugut me 10.635 raste.
Nga epidemia e cila përherë të parë u shfaq në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën mbi 147.784 persona ndërsa 558.150 persona të prekur nga virusi janë shëruar. Ndërkohë janë në trajtim edhe 1.494.388 raste aktive të infektuara.