Abdullah Aşıran
14 Maj 2020•Përditësim: 15 Maj 2020
Gjatë 24 orëve të fundit në Holandë janë regjistruar 28 vdekje të reja, duke e rritur në 5.590 numrin e të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin (RIVM) ka përditësuar të dhënat lidhur me COVID-19 në vend, ku me 270 raste të reja në 24 orët e fundit është rritur në 43.481 numri i rasteve, ndërsa me 28 vdekje në 5.590 numri i vdekjeve nga COVID-19.
Deri më tani numri personave që janë në trajtim në spitale ka arritur në 11.457 pasi në 24 orët e fundit kësaj shifre iu shtuan 27 persona.
-
Lirimi i masave në Holandë Qeveria holandeze më 6 maj, pas uljes së shënuar në vdekjet nga COVID-19 njoftoi se masat do të lirohen gradualisht në faza deri më 1 shtator me kusht respektimin e rregullave të higjienës dhe ato të distancimit social prej 1.5 metra.
Me fazën e parë që filloi me 11 maj, u vendos puna me takim të rezervuar e qendrave që kanë kontakte të afërta të tilla sallonet e parukerive, autoshkollat për lejen e drejtimit dhe qendrat e terapisë fizike.
Ndërkohë janë hapur shkollat fillore, çerdhet, qendrat e arsimit të veçantë dhe libraritë, si dhe të rriturve u është njohur mundësia për kryerjen e sportit në ambiente publike pa pasur kontakte.
Pas fazës së parë, nëse do të jetë e mundur duke filluar që nga 1 qershori do hapen restorantet, kafenetë, muzetë dhe kinematë, por brenda tyre do të mund të qëndrojnë vetëm 30 persona përfshirë edhe personelin.
Ndërsa institucionet për arsimin nëntëvjeçar do të hapen duke filluar nga dita e sotme.
Mjetet e transportit publik do të ofrojnë shërbim të plotë, do të ruhet distanca sociale nëpër restorante dhe do të jetë e detyrueshme vendosja e maskës për udhëtarët në mjete.
Ndërsa shkollat e mesme do të fillojnë mësimin duke nisur që nga 15 qershori.
Në vendet e adhurimit, në ceremonitë mortore dhe në dasma duke filluar që nga 1 korriku mund të ketë tubime deri në 100 persona. Gjithashtu edhe vendet e pushimit brenda vendit do të hapen në këtë datë. Restorantet dhe kafenetë gjithashtu që nga e njëjta datë do të mund të ofrojnë shërbim për 100 persona.
Teksa do të vazhdojnë kufizimet e vizitave për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, theksohet se duke filluar nga 1 shtatori do të hapen të gjitha komplekset sportive.