Fatma Esma Arslan
04 Mars 2016•Përditësim: 05 Mars 2016
PARIS (AA) – Presidenti i Francës, Francois Hollande, deklaroi sot se refugjatët të cilët ikin nga Siria duhet të qëndrojnë në Turqi, Liban dhe Jordani, raporton Anadolu Agency (AA).
Hollande i cili mbajti një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Paris, ku të hënën do të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian, tha se vend i tij dhe Gjermania ndajnë të njëjtin qëndrim lidhur me krizën me refugjatët dhe vlerësojnë se nevojitet përforcim i Shengenit.
Ai kërkoi formimin e qendrave në të cilat refugjatëve do t'iu merren shenjat e gishtërinjve sepse në atë mënyrë do të dihet se nga vijnë dhe ashtu tu caktohet e drejta për qëndrim.