Ekip
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
BERLIN (AA) – Presidenti i Francës, Francois Hollande, është shprehur se problem më i madh i Bashkimit Evropian është procesi i ngadaltë i vendimmarrjes, që u tregua në kohën e krizës financiare, në luftën kundër terrorizmit apo kur bëhet fjalë për çështjen e luftës së përbashkët me krizën e migrantëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në intervistën e cila u publikua në një revistë gjermane Hollande shtoi se: “Evropa në fund gjithmonë arrin të gjejë zgjidhje, por paguajmë çmim të lartë për kohën e humbur”.