Mehmet Yılmaz
03 Tetor 2017•Përditësim: 04 Tetor 2017
BUDAPEST (AA) – Gjatë punimeve ndërtimore në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, u gjet një bombë 100 kilogramëshe e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të përgjegjëses për media të Ministrisë së Mbrojtjes së Hungarisë, Zita Markovics, për Agjencinë e Lajmeve hungareze (MTI) thuhet se në gërmimet e realizuara në rajonin e parë në Budapest është gjetur një bombë 100 kilogramëshe, prodhim rus.
Markovics njofton se për çaktivizimin e bombës janë evakuuar ndërtesat e shkollat në rajon dhe se bomba do të dërgohet në njësitë përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes.