Haydar Hadi
22 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
BAGDAT (AA) - Kryeministri irakian, Hajdar el-Ibadi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Barack Obama, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Kryeministrisë së Irakut theksohet se Ibadi dhe Obama kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, sigurinë në Irak, zhvillimet politike dhe ekonomike si dhe për "fitoret" e arritura kundër DAESH-it në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Sipas deklaratës Obama pasi i ka shprehur Ibadit dhe popullit irakian ngushëllimet për jetët e humbura në sulmet e ndodhura kohët e fundit në Irak, gjithashtu ka shprehur edhe mbështetjen e plotë të SHBA-së ndaj Irakut në luftën kundër terrorizmit.
- "Do të rritet mbështetja"-
Obama ndër të tjera ka pohuar se do të rritet mbështetja e SHBA-së për tejkalimin e krizës financiare që Iraku po përjeton për shkak të rritjes së çmimeve të naftës. Ai u shpreh se ka përcjellë urimet e tij për forcat e Irakut që kanë rimarrë nga DAESH-i rajonin Rutba të Enbarit.