Esra Kaymak
22 Maj 2016•Përditësim: 22 Maj 2016
WASHINGTON (AA) – Komandanti i Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (CENTCOM), gjenerali Joseph Votel, ka vizituar të shtunën Sirinë ku është takuar me këshilltarët ushtarak që punojnë me luftëtarët me origjinë arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
Votel është ushtaraku amerikan me gradën më të lartë që ka hyrë në Siri prej kur SHBA-të filluan fushatën e tyre në Siri kundër DAESH-it në vitin 2014.
Zëdhënësi i komandës në një deklaratë të shkruar tha se “ai është takuar me këshilltarët ushtarak të cilët bashkëpunojnë me luftëtarët sirianë me origjinë arabe dhe me forcat demokratike siriane."