Adem Şalvarcıoğlu
03 Nëntor 2015•Përditësim: 03 Nëntor 2015
XHAKARTË (AA) - Një gjykatë indoneziane ka dënuar me burg dy gazetarë me nënshtetësi britanike. Ata akuzohen se kanë xhiruar një dokumentar pa patur leje pune në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Në seacën e mbajtur ditën e sotme në Gjykatën rajonale në qytetin Batam të Indonezisë, Neil Bonner dhe Rebecca Prosser të cilët xhironin një dokumentar në lidhje me piraterinë në ngushticën Malakka u akuzuan për "shkelje të ligjeve të emigracionit". Gjykata dënoi gazetarët me 2 muaj e gjysëm burg dhe me 1 mijë e 840 dollarë.
Kryetari i Gjykatës Wahyu Prasetyo lidhur me këtë çështje tha se të akuzuarve u janë ulur dënimet pasi e kanë pranuar fajin në gjykatë.
Gazetarët punonin për një kompani me seli në Londër e cila financohej nga kanali televiziv amerikan për dokumentarë "National Geographic".
Dy gazetarët ishin arrestuar në maj.