Amina Zorniç
15 dhjetor 2015•Përditësim: 15 dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra, në veri të Indonezisë, sërish ka shpërthyer dhe intensivisht nxjerr sasi të madhe të tymit, hirit dhe llavës, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë pamje të vullkanit të lartë 2.600 metrash, banorët e fshatit Karo, i vendosur në ultësirën malore, me qëtësi e vështronin përmes dylbive duke pritur urdhërat e autoriteteve lokale për t’u evakuuar.
Erupsioni i sërishëm i vullkanit ka ngritur llavë piroklastike, shkumë e cila mban fluska me gazra dhe gurë të nxehtë, e cila arrin një distancë deri në tre kilometra nga mali.
Vullkani Sinabung, pas 400 vitesh qetësi, për herë të parë është aktivizuar në verën e vitit 2010. Që atëherë disa herë ka eruptuar duke shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve ndërsa mbi një mijë banorë janë detyruar të braktisin shtëpitë.
Shkencëtarët besojnë se ky vullkan ka shpërthyer pas një sërë tërmetesh që dridhën ishullin indonezian Sumatra.
Indonezia në aspektin gjeografik ndodhet në të ashtuquajturin "Rripi i zjarrtë i Pacifikut" ku ka së paku 120 vullkanë aktiv në botë.