Alaattin Doğru
26 Qershor 2019•Përditësim: 27 Qershor 2019
Organizata Botërore e Migrimit (IOM) bëri të ditur se nga viti 2016, 20 mijë persona të bllokuar gjatë tentativës për të kaluar në Evropë përmes Libisë janë shpëtuar në Shkretëtirën e Saharës në Niger, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmes një deklarate, IOM tha se 406 persona të humbur në shkretëtirën në Niger janë shpëtuar më 15 qershor të këtij viti.
Shumica e personave të shpëtuar kanë qenë nga shtetet e Afrikës Perëndimore, siç janë Republika e Guinesë, Mali dhe Bregu i Fildishtë, ndërsa pas shpëtimit, migrantët janë dërguar në qendra të pranimit, ku u janë ofruar ushqime dhe ndihma mjekësore.
Çdo vit, mijëra persona që synojnë të arrijnë në Evropë përmes Libisë dhe Algjerisë, përpiqen ta kalojnë Shkretëtirën e Saharës, ndërsa supozohet se mijëra persona humbin jetën gjatë këtij udhëtimi në shkretëtirë.